Rrëzohet dekorimi për Gafur Mazrekun/ Prefekti i Kukësit tregon arsyet

schedule15:12 - 19 Qershor, 2018

schedule 15:12 - 19 Qershor, 2018

Pas debatit mes mazhorancës e opozitës për dhënien e titullit “Qytetar Nderi” Gafur Mazrekut, ka reaguar prefekti i Kukësit. Zenel Kuçana ka rrëzuar vendimin e këshillit bashkiak të Hasit, pasi sipas tij, ai bie ndesh me ligjin për dekoratat në vend.

“Duke kursyer të gjithë komente politike e sociale, pasi u shqyrtua me kujdes ky vendim nga ana jurirdike, të mos konsumohet ky vendim pasi bie ndesh me ligjin 112 të vitit 2013 për dekoratat, titujt e nderit dhe titujt vendorë të nderit në Republikën e Shqipërisë.” /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!