Tajvani fiton luftën me Covid, 200 ditë pa të infektuar

schedule14:35 - 30 Tetor, 2020

schedule 14:35 - 30 Tetor, 2020

Tajvani ka fituar me sukses  luftën globale kundër COVID-19. Ishulli me rreth 24 milionë banorë nuk ka raportuar asnjë rast me COVID-19 për 200 ditë.

Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve raportoi për herë të fundit një rast të brendshëm më 12 Prill. Zyrtarët e CDC  falënderuan popullin i cili luajti një rol të rëndësishëm , ndërsa u bëri thirrje të vazhdonin të mbanin maska ​​dhe të lanin duart shpesh.

Shumë afër Kinës, origjinës së Sars Cov-2, Tajvani duket se ka menduar më parë për pandeminë. Që në 2003, kur Tajvani u godit nga Sar Cov-1 autoritetet ndërtuan kapacitete të veçanta për t’u përballur me pandeminë.

Ministri i jashtëm, Joseph Wu thotë se sapo Kina raportoi rastet e para me pneumoni, u kuptua se do ishte pandemi. Pikërisht vetëm dy ditë para se Wuhan të futej në izolim më 23 janar, Tajvani mbylli kufijtë për vizitorët e huaj.

Tajvani vendosi në porte e aeroporte  një regjim strikt gjurmimi dhe skanimi. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!