Portieri i Liverpool, Alisson Becker, ka dhënë një opinion ndaj asaj ndërhyrje që Jordan Pickord bëri ndaj Virgil Van Dijk në derbi. Gardiani brazilian mendon se portieri i Everton mund ta kishte shmangur përplasjen si dhe tregon se si do të kishte reaguar ai vetë nëse do të kishte qenë në vendin e tij.
“Çdo portier ka një stil ndryshe të lojës dhe një mënyrë ndryshe se si lëviz në fushë. Po për sa i përket asaj ndërhyrje të Pickford ndaj Van Dijk, sipas mendimit tim ajo nuk ishte aspak e nevojshme”, deklaron Alisson për “Sky Sports”.
“Unë e kam shumë të qartë me veten time kur shkoj në një situatë si ajo. Shpesh i shkoj deri në fund një ndërhyrjeje, pasi nëse shkoj lehtë e di shumë mirë se kundërshtari mund të shënojë. Gjithsesi siç e thashë çdo portier ka stilin e tij se si e ndjek topin. Unë nuk jam dakord me atë ndërhyrje, të gjithë e pamë. Ishte thjesht një lëvizje e panevojshme”, mbyll portieri. /abcnews.al