Rigers Xhemollari, drejtues i Organizatës “Qëndresa Qytetare” komentoi vendimin e marrë nga Komiteti Teknik që Universitetet të zhvillojnë vetëm mësim online të paktën për muajin e parë të hapjes. I ftuar në “Abc-ja e mëngjesit”, Xhemollari tha se ky vendim i zhyt Universitetet në një mungesë efektiviteti dhe se sipas tij, duke qenë se ekspertët janë shprehur se virusi bëhet më i rrezikshëm me ardhjen e të ftohtit, zhvillimi i mësimit online mund të zgjatet edhe më shumë.
“Seminaret do të zhvillohen fizikisht dhe leksionet online. Ky vendim erdhi dy ditë para se të fillojë Universiteti kur të gjithë ishin përgatitur që mësimi të zhvillohej fizikisht. Bazuar në një studim rreth 40 përqind e studentëve jetojnë në banesa me qera, që domethënë se kanë siguruar një banesë. Vetëm një muaj të paguajnë për qeratë rreth 2.8 milionë euro dëm nga buxheti i familjeve.“, tha ai.
Ai e cilësoi këtë vendim si të qëllimshëm në një kohë kur vendimi u mor dy ditë para hapjes së Universiteteve dhe kur studentët kanë paguar për shtëpitë me qera apo qëndrimin në konvikte.
“Ky vendim do ta dëmtojë sistemin arsimor dhe brezat që do të diplomohen pasi bëhen dy vite online. besoj se dhe ekspertët janë shprehur që me ftohjen e motit, virusi bëhet më i rrezikshëm.Çfarë do të bëjnë me qeratë, Kush i siguron që muajin tjetër do të fillojë mësimi në universitete?, shtoi më tej ai. /abcnews.al