60-vjeçari dërgohet i pajetë në spital

schedule19:04 - 18 Qershor, 2018

schedule 19:04 - 18 Qershor, 2018

Pronari i një pike servisi automjetesh në Shkodër është gjetur i pajetë nga familjarët e tij. Fillisht u dyshua që 60-vjeçari kishte humbur jetën nga shkaqe natyrale, por pas ekspertizës paraprake, viktimës iu gjet një plumb në kokë dhe disa shenja dhune në trup. Policia po heton për ngjarjen.

Kjo është punishtja e Mehdi Kavajës në Shkodër. 60-vjeçari u gjet i vdekur pasditen e së hënës në lagjen “Tophane” të qytetit.

Familjarët e dinin që ai ishte në punë, duke riparuar automjetet, por në fakt, Kavaja kishte ndërruar jetë.

Të afërmit e transportuan në spital. Fillimisht u mendua se vdekja i ka ardhur për shkaqe natyrale.

Por pas veprimeve të policisë dhe ekspertizës paraprake u konstatuan disa shenja dhune në trup.

Burimet thonë se 60-vjeçarit i është gjetur edhe një plumb në kokë, i cili i ka dhënë goditjen fatale.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen dhe motivet pse u vra Mehdi Kavaja.

Ai prej vitesh merrej me punishten e tij për automjetet, aty kishte edhe shtëpinë. Sipas dëshmive të para, viktima nuk ka konflikte me askënd./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!