Liga e Profesioniste e Futbollit dhe FSHF kanë komunikuar ditën e sotme nisjen e Kategorisë Superiore të mërkurën, kurse të dielën gjithçka nis me Kupën e Shqipërisë.
Abcnews.al mëson se në FSHF është vendosur që deri në fund ky kompeticion të zhvillohet me tek ndeshje, ndërkohë që si pritës ndeshjet e dy tureve të para do të jenë ekipi i renditur më lart në sezonin e fundit.
E gjitha kjo ndodh për të krijuar mundësinë që kampionati të mos ngjishet, për shkak të shtyrjes së madhe prej bojkotit. Skenarët me tre faza kampionat e më pak bien poshtë.
Ndryshe nga se ka ndodhur në sezonet e fundit, këtë vit do të ketë short të lirë edhe për fazën çerekfinale, jo vetëm për gjysmëfinalet. Ekipet pritëse caktohen nga shorti. /abcnews.al