Jahmir Hyka ka shënuar sërish në Kinë, ku është pjesë e skuadrës së Guizhou Hengfeng. Sulmuesi anësor, para pak ditësh realizoi golin e parë, kurse dje ka shënuar tjetrin.
Guizhou Hengfeng përballej me Sichuan Jiuniu dhe këta të fundit fituan me rezultatin e ngushtë 2-1, duke përmbysur golin e shënuar nga Hyka që në minutën e katërt.
https://streamable.com/wkpvet
Hyka përfitoi nga një kthim i topit nga portieri dhe nga brenda zonës nuk fali, duke shënuar në portën e skuadrës vendase. /abcnews.al