Prokurorët paraqesin provat për Tahirin në Këshillin e Imuniteteve

schedule18:31 - 20 Tetor, 2017

schedule 18:31 - 20 Tetor, 2017

Vijon prej orës 11:00 mbledhja e Këshillit te  Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit, i cili po shqyrton kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për heqen e imunitetit dhe dhenien e autorizimit per arrestimin ose  heqjen e lirisë per deputetin e PS, Saimir Tahiri.

Sipas kerkeses se depozituar nga prokuroria ne Kuvend dhe vete deklaratave te prokuroreve sot ne mbledhjen e ketij keshilli,  ka dyshime te arsyueshme se ish ministri i brendshem Tahiri ka kryer vepren penale “Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim, në formë të posaçme të grupit të strukturuar   kriminal”,  si dhe “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.

Prokurorët Besim Hajdarmataj, Gentian Osmani dhe Elizabeta Imeraj nga Krimet e Rënda fillimisht kërkuan zhvillimin e mbledhjes me dyer të mbyllura, për të ruajtur sekretin hetimor. Por  për Këshillin kjo mund të vinte vetëm në një fazë të dytë, pas parashtrimit të kërkesës nga ana e organit te akuzes përpara antarëve të Këshillit të rregullores, mandateve dhe imuniteteve, brenda kufizimeve ligjore të sekretit hetimor.

Per sa kohë media ishte e pranishme në sallë, kërkesa e Prokurorisë u bazua mbi pretendimin e ngritur nga materiali i referuar, fillimisht nga mediat dhe më pas nga partnerët italianë, që implikojnë minisitrin Tahiri në trafik droge. Prokuroria referoi gjithashtu regjistrat e TIMS të cilat sipas tyre tregojnë se minsitri i Brendshëm Saimir Tahiri, pasi ka shitur makinën tek Artan Habilaj, e ka ripërdorur këtë makinë disa herë për të udhëtuar jashtë kufijve. Madje në njërin prej rasteve, sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ishte vetë Artan Habilaj ai që udhëtoi me makinën në fjalë drejt Greqisë, për tu kthyer me të njëjtën makinë vetë ministri i brendshëm Tahiri. Sipas prokurorisë, nga viti 2013 deri në vitin 2016, këtij institucioni nuk i janë referuar asnjëherë materiale lidhur me grupin e strukturuar kriminal të Habilajve, të cilët funksiononin prej 4 vitesh në Shqipëri. Sipas prokurorëve nën hetim vazhdojnë të jenë ende persona të implikuar dhe si rezultat i lidhjeve të ish-ministrit, për ta ekziston mundësia e prishjes së provave dhe largimit të të dyshuarit.

Deputetët socialiste anëtarë të Këshillit, i kërkuan përfaqësuesve të Prokurorisë të parashtrojnë provat mbi të cilat bazojnë kërkesën, sipas tyre të tepruar, të arrestimit të deputetit Tahiri. Prokurori Besim Hajdarmataj u shpreh se ata kanë kryer verifikime që autoritetet italiane dhe ato greke nuk i kanë,  por në mënyrë specifike nuk i parashtruan ato publikisht për deputetët.

Vetë ish ministri Tahiri, qe ishte ne kete mbledhje te keshillit i shoqeruar nga perfaqesuesi ligjor, Artan Hajdari  u drejtori disa pyetje përfaqësuesve të prokurorisë. Po rata deklaruan se nuk janë aty për t’u përgjigjur, por për të marrë vendimin e këshillit për kërkesën e tyre.

Kreu i Këshillit Gramoz Ruçi, në pëfundim të pyetjeve të ish ministrit, lajmëroi 15 minuta pushim për vijimin e mbledhjes me dyer të mbyllura, ku prokuroria mund të paraqesë edhe provat sekrete përballë keshillit para se te marrin  nje vendim mbi imunitetin e deputetit Saimir Tahiri.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!