“Ky Këshill i zbaton vendimet e Gjykatës Kushtetuese”
Bëhet fjalë për vendimin për ngritjen e Komisionit Hetimor, që do të hetojë mbi parregullësitë e mundshme në zgjedhjet e 11 majit të 2025, kërkesë kjo një herë e rrëzuar prej maxhorancës.
“Ne na takon vetëm përcaktimi i hapave procedurialë që Kuvendi i Shqipërisë duhet të ndërmarrë për ta bërë realitet këtët vendim të gjykatës Kushtetuese dhe të mos e lerë si një copë letër pa vlerë sikundër për fat të keq ka lënë shumë vendime të mëparshme”, u shpreh Kaso.
Në mbledhjen radhës do të detajohet rruga parlamentare për ta çuar ngritjen e Komisionit hetimor për zgjedhjet, në Konferencë Kryetarësh dhe miratim në Parlament.
“Komisioni Hetimor do të vijojë një punë të pavarur, që gjetjet do të vlejnë edhe për më vonë, që më tepër që bëhet fjalë për zgjedhje të përgjithshme tani kemi zgjedhjet vendore, nëse ato gjetje të administratës do të vlejnë për zgjedhjet e përgjithshme, patjetër mund t’i adresojmë te Kodi Zgjedhor dhe për më tutje” u shpreh Gjiknuri.


