2 gola në 99 minuta, rekordi i Balotelli barazohet nga talenti i Manchester City

schedule08:15 - 29 Tetor, 2020

schedule 08:15 - 29 Tetor, 2020

Manchester City nuk e ka nisur mirë sezonin e ri të Premier League (8 pikë në 5 ndeshje), por ndryshon situata në Champions League. Ekipi i Pep Guradiolës fitoi 0-3 mbrëmjen e kaluar në fushën e Marseille dhe kryeson grupin C me 6 pikë të plota.

Ferran Torres shënoi golin e parë në sfidën e luajtur në Francë dhe ka barazuar rekordin e Mario Balotellit. 20-vjeçari spanjoll, për të cilin “Cityzens” paguan 23 milion euro te Valencia, ka gjetur rrugën e rrjetës në dy sfidat e para në Champions me ekipin e ri, në vetëm 99 minuta aktivizim.

Mesjavën e kaluar shënoi golin e tretë në triumfin 3-1 ndaj Portos, gol që e gjeti pesë minuta pasi ishte futur në fushë. Mbrëmë e nisi si titullar dhe sulmuesi i djathtë dërgoi topin në rrjetë në minutën e 18-të pas asistit të Kevin De Bruyne.

Diçka e tillë nuk ndodhte prej vitit 2011, kur sulmuesi i njohur italian realizonte në dy ndeshjet e tij të para me Manchester City në kompeticionin më të rëndësishëm për klube. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!