Vdiq bashkë me të motrën nga Covid, Agron Bajlozit i vranë djalin në Vlorë në 2013

schedule15:24 - 28 Tetor, 2020

schedule 15:24 - 28 Tetor, 2020

Covid-19 shënoi një tragjedi në familjen Bajlozi në Përrenjas. Vëlla e motër, Irena dhe agron Bajlzoi ndërruan jetë brenda pak orëve si pasojë e virusit të rrezikshëm.

Ndërkaq, gazetari, Aldo Kozarja raporton për abcnews.al se Agron Bajlozi ishte efektiv i Policisë Kufitare në Qarë Thanë, ku edhe mendohet se është infektuar.

Ai është babai Serdi Bajlozi, 17 vjeçari që mbeti i vrarë gabimisht në 28 korrik të vitit 2013 në Vlorë. 17-vjeçari ishte asokohe duke bërë pushimet tek halla e ij, ndërsa një plumb i mori jetën gjatë një atentati me shënjestër Sokol Isufaj.

LEXO EDHE: Tragjike në Përrenjas, mësuesja dhe vëllai i saj vdesin nga Covid brenda pak orësh

Ngjarja e rëndë shokoi opinion publik, ndërsa Bajlozi ngriti dyshime në atë kohë se djalit të tij i janë marrë organet.

Agron Bajlzoi humbi betejën ditën e sotme me Covid-19. Po ashtu edhe motra e tij, mësuese Irena Bajlozi nuk arriti t’ja dalë. g.v/abcnews.al