Kapet banda e kasafortave që terrorizoi Tiranën me grabitje

schedule11:28 - 18 Qershor, 2018

schedule 11:28 - 18 Qershor, 2018

Tiranë- Gjatë orëvë të para të mëngjesit të sotëm është bërë e mundur kapja e katër personave të maskuar dhe të armatosur që po tentonin të grabisinin kasafortën e një biznesi të madh në kryeqytet.

Mësohet se grabitësit janë kapur në zonën e Saukut. Në automjetin me të cilin udhëtonin janë gjetur armë, kapuça, doreza dhe sende të cilat dyshohet përdoreshin për hapjen e braveve të dyerve të bizneseve dhe kasafortave.

Operacioni është zhvilluar nga forcat e komisariat nr 1. Ndërkohë po bashkëpunohet dhe me komisariatet e tjera të kryeqytetit për të zbuluar nëse ky grup ka lidhje me grabitje të tjera kasafortash të ndodhura gjatë tre muajve të fundit në Tiranë. Identitetet e të arrestuarve momentalisht nuk bëhet të ditura./tvklan.al