Ditën e sotme është ndërprerë mësimi në shkollën “Sotir Gura” në Korçë. Gazetarja Ledjona Xheladinaj raporton se do të bëhet dezinfektim total i kësaj shkolle me qëllim ruajtjen e shëndetit të mësuesve dhe të nxënësve.
Në këtë shkollë ka 4 mësues prej të cilëve 2 janë të karantinuar për shkak të kontakteve me familjarët e tyre që janë pozitivë, 2 të tjerë janë pozitivë me këtë virus, ndërsa 3 mësues të tjerë mungojnë për shkaqe të tjera.
Në shkollë janë 42 mësues, dhe burime nga institucioni bëjnë të ditur se nuk ka qenë e nevojshme zëvendësimi i atyre që mungojnë. Kështu mësimi ka vazhduar normalisht, por për ti paraprirë çdo situate, u ndërpre mësimi vetëm për sot. g.v/abcnews.al