Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Derë e Hapur” çon Shqipërinë në Oscar, producenti: “Pasaporta” më e mirë për autorët e filmit

schedule10:52 - 28 Tetor, 2020

schedule 10:52 - 28 Tetor, 2020

Filmi “Derë e Hapur” me regji të Florenca Papas është përzgjedhur për të përfaqësuar Shqipërinë në edicionin e 93-të të çmimeve “Oscar”. Skenaristja Ajola Daja dhe producenti Eno Milkani folën për këtë arritje në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”. Daja e konsideroi këtë një projekt të veçantë, i pari me të cilin i është dashur të punojë me një skenar kaq të gjatë.

Ajo thotë se shpreson që tema që filmi trajton të jetë një pikë e fortë për të sjellë sukses. Producenti tha se filmi ka marrë pjesë në disa festivale të ndryshme, dhe se kjo është “pasaporta” më e mirë për autorët e tij. Milkani shtoi më tej, se ajo që e ka tërhequr më së shumti në film është pikërisht tema që trajton, pasi i prek të gjithë.

Së pari më goditi fakti se ishte një temë universale. këto dy vajza mund të ishin dhe meksikane të cilët janë shumë religjioz dhe fetar, apo një japoneze. E pashë që ka një gjuhë shumë të kuptueshme për çdo lloj publiku, një lloj tendence të kinemasë botërore për të kapur dhe për të studiuar këto ngjarje.

Këta njerëz që nuk bëjnë gjëra të guximshme, nuk vdesin ose ringjallen. Por janë histori të thjeshta të njerëzve të cilat janë shumë dramatikë për atë që i përjeton dhe sigurisht kinemaja merr përsipër t’i pasqyrojë duke sjellë një mesazh për publikun.”, tha Milkani. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!