Emri i Kylian Mbappe është i lidhur prej kohësh me Real Madrid. Florentino Perez e adhuron, Zidane do ishte trajneri më i lumtur në botë nëse do të punonte me patriotin e tij, teksa edhe vetë sulmuesi francez i PSG-së ëndërron të luajë në “Santiago Bernabeu”.
Deklarata e fundit e Adil Rami gëzon shumë tifozët e “Los Blancos”. Mbrojtësi i Boavistës dhe shoku i Mbappe te kombëtarja e Francës, në një prononcim për RMC Sport, shpreh bindjen e tij se 21-vjeçari do të transferohet te Real Madrid.
“Quajeni të mbaruar kalimin e Mbappe te Reali. Bisedimet me PSG në lidhje me rinovimin nuk po përparojnë dhe unë mendoj se transferimi në Madrid është çështje e kryer. Rinovimi me PSG (kontrata i përfundon në verën e vitit 2022) është një temë që e bezdis Kylian, ai nuk bisedon për diçka të tillë me agjentin e tij apo drejtuesit e klubit.
Kur bezdiset nga kjo gjë, do të thotë që ai nuk dëshiron ta dëgjojë fare si temë. E ardhmja e tij është hartuar e gjitha dhe është e trishtueshme për tifozët e PSG-së, madje edhe për Ligue 1 fakti që Mbappe do të largohet“, deklaron Rami. /abcnews.al