Menaxheri Mario Cenolli, i ftuar në emisionin “Pressing” në ABC Neës, foli për lëvizjet në Superiore dhe pas ngulmimit të moderatorit dhe gazetarit Gerti Ccarccani, zbuloi kampionatin ku mund të transferohet sulmuesi Michael Ngoo.
“Ka pasur shumë lëvizje në Superiore, shumë ekipet janë përforcuar, përveç Partizanit, që ka ruajtur boshtin. Sivjet do të jetë një luftë e vërtetë dhe e fortë për titullin”, tha fillimisht Cenolli.
Më pas ai shtoi: “Ngjeshja e ndeshjeve do të ndikojë. Të rikuperosh 7 ndeshje plus atyre që ke, bëhet shumë e vështirë. Një proces tjetër i vështirë është edhe karikimi psikologjik i lojtarëve, sidomos nëse nuk nis sezoni as këtë javë”.
“Ngoo në IPKO Superliga? Po, kam pasur mundësi ta çoj në Kosovë. Po bisedojmë me një ekip në Rusi, është ekip i Premier League dhe po bisedojmë me ta”, deklaron menaxheri i sulmuesit anglez. /abcnews.al