Absurditeti me volejbollin shqiptar, kampionati mund të zhvillohet në Kosovë

schedule23:28 - 26 Tetor, 2020

schedule 23:28 - 26 Tetor, 2020

Sezoni i ri në volejbollin shqiptar nuk po fillon dhe vështirë të ndodhë diçka e tillë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i ka thënë “jo” kërkesës së Federatës Shqiptare të Volejbollit për të nisur garën.

Aktivitetet sportive, përfshirë këtu edhe volejbollin, konsiderohen aktivitetet me rrezikshmëri të lartë për përhapjen e infeksionit COVID-19“, thuhet mes të tjerash në shkresën që Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ia ka nisur Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, si dhe Federatës Shqiptare të Volejbollit.

 

Postimi i sekretarit të Federatës

Sekretari i Federatës së Volejbollit, Albens Vokopola, me anë të një postimi në rrjetet sociale, nuk e pret mirë këtë vendim. Ky i fundit thekson se ka mbetur pa fjalë, pasi në volejboll ekipet janë të ndarë nga njëri-tjetri dhe ka distancë mes lojtarëve.

Gazetari Eno Skarço, një ndër të ftuarit e përhershëm në emisionin “Pressing” në ABC News, deklaron se drejtuesit e FSHV po mendojnë të transferohen në Kosovë. Ideja e fundit konsiston në zhvillimin e sezonit të ri në tokën dardane, një zgjidhje e veçantë në këtë moment. /abcnews.al