22 qershor 1986, luhej Argjentinë-Angli dhe ajo ndeshje nuk harrohet kurrë për golin me dorë që shënoi legjenda Diego Armando Maradona. Për ish-sulmuesin ka pasur shumë kritika më pas, por gjithsesi ai nuk është se e ka shumë problem këtë pjesë.
Ai gol me dorë e çoi Argjentinën në gjysmëfinale të Botërorit dhe më pas në finale mposhtën Gjermaninë me rezultatin 3-2. Gjithçka ndodhi para 114600 tifozëve dhe kombëtarja amerikano-latine u shpall kampione e botës. Maradona së fundmi ka dhënë një intervistë dhe është rikthyer pas në kohë.
Diego Maradona to France Football on what he wants for his 60th birthday:
"I dream of being able to score another goal against England, this time with the right hand!" (bursts into laughter)
— Get French Football News (@GFFN) October 26, 2020
I pyetur nga France Football se çfarë do të donte si dhuratë për ditëlindjen e 60-të, ai ngacmon anglezët me atë që thotë. “Ëndërr të jem në gjendje të shënoj një gol tjetër kundër Anglisë, këtë herë me dorën e djathtë”, deklaron Maradona, i cili nuk i mban dot të qeshurat. /abcnews.al