Fshati Hadëraj në Selenicë, bie pre e grabitjeve të ndryshme të kryera nga një bandë të maskuar si policë.
Me armë në duar, ata kanë hyrë në një prej banesave duke vjedhur 5 milion lekë, ndërsa më pas në ditët e më pas kanë hyrë në banesat e tjera, duke tentuar sërish grabitjen.
Mbrëmjen e së dielës, rreth orës 20:00 katër persona të veshur me jelek policie hynë për të grabitur në shtëpinë e Fidel Caushajt.
Por, plani i tyre dështoi, pasi u pikasën nga kryefamiljari. Ky i fundit ka identifikuar njërin prej tyre. Kjo bëri që grabitësit, duke përfituar nga errësira të largoheshin me shpejtësi me mjetin e tyre tip “Benz”, i cili u gjet i braktisur nga policia disa orë më vonë.
Fidel Caushajt ka treguar se ngjarje të tilla janë të përsëritura në këtë fshat.
“Policia e Shtetit, uli duart poshtë,- më tha shtrihu barkas. Ata vinin për lekë”, tregon ai.
Caushaj tregon se me familjen e autorit njihen.
“Për mua e kanë metodë punë, ushqehen me këtë gjë. Sot kam takuar familjen e tyre, babain e këtij djali. Djali im tha ka qenë për grabitje në shtëpinë tënde”, shprehet ai.
Banoret e fshatit janë të alarmuar.
“Shklyejnë derën me levë, shtëpinë time. Ka 70 vjet, nuk ka bërë ndonjëherë vaki këtu”, shprehet i moshuari.
Ndërkohë tre nga katër personat tashmë janë arrestuar nga policia, ndërsa hetimet vazhdojnë./abcnews.al/