Gasperini: Ajaxi laborator taktike, gjithmonë model për mua

schedule17:16 - 26 Tetor, 2020

schedule 17:16 - 26 Tetor, 2020

“Nesër do jetë një ndeshje krejt ndryshe nga ajo kundër Sampdoria, pasi do luhet hapur. Ajax sulmon me shumë lojtarë dhe duhet të jemi mirë në të dy fazat e lojës kundër tyre. Do jetë një duel me nivel të lartë vështirësie”, thotë fillimisht Gan Piero Gasperini, trajneri i Atalanta, para ndeshjes së Champions kundër Ajax.

Në konferencë shtypi atij iu kërkoi të bënte edhe një krahasim mes ekipit të tij dhe holandezëve: “Nga pikëpamja taktike jemi skuadra të ndryshme. Ajax janë gjithashtu një laborator sa i përket aspektit taktik. Për mua ata gjithmonë do të mbeten si një pikë referimi si ekip, pasi paraqesin ide efikase dhe që më pëlqejnë shumë. Gjithmonë kanë qenë model për mua”.

Ajax vjen në këtë ndeshje pas një triumfi me rezultatin 13-0, kundër Atalanta u mund nga Sampdoria. Gasperinit i kujtohet diçka të tillë dhe ai deklaron: “Në futboll ka humbje dhe fitore. Duhet të kuptosh çfarë ke bërë mirë dhe çfarë jo dhe më pas të mendosh për ndeshjen tjetër. Ajax janë një ekip i shëndetshëm, ata mund të eksperimentojnë me situata të ndryshme në ndeshje të caktuara. Normalisht në Champions League është disi ndryshe. Shpresojmë t’ua bëjmë të vështirë”.

MUNGESA E TIFOZËVE – “Kurrë nuk e kisha menduar se do të luanim sezonin e dytë në Champions League pa tifozë, por pandemia është globale dhe ua heq ata të gjitha klubeve. Kënaqësia e të luajturit në Bergamo ndjehej ende, por deri tani na është dashur të luajmë jashtë. Tani luajmë në stadiumin tonë, por është një zhgënjim i madh që tifozët mungojnë”, mbyll Gasperini. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!