Rindërtimi, Ferdinand Xhaferraj: Mbi aftësitë dhe “transparencën” e Bashkisë Durrës

schedule16:15 - 26 Tetor, 2020

schedule 16:15 - 26 Tetor, 2020

Kryetari i PD-së, dega Durrës Ferdinand Xhaferraj akuzon bashkinë e këtij qyteti për mungesë transparence përsa i përket procesit të rindërtimit. Konkretisht ai ndalet te vizita e kryeministrit Edi Rama dje në qytetin bregdetar ku bëri disa inspektime dhe informimin që i bëri kryebashkiakja mbi procesin.

Mbi aftësitë dhe “transparencën” e Bashkisë Durrës! Kryebashkiakja e Durrësit ndjehet keq nga denoncimet e banorëve dhe zyra e Partisë Demokratike Durrrës, lidhur me fillimin pa leje të punimeve për objektet arsimore të prekura nga termeti.

Gjatë vizitës se Kryeministrit në Durrës për të inspektuar ndërtimin e banesave, Kryebashkiakja me shumë këmbëngulje donte të theksonte dhe të siguronte kreun e Qeverisë se procesi është shumë transparent dhe i rregullt, me leje ndërtimi (jo si objektet arsimore), kontrata me mbikqyresit, etj.

Pavarësisht përpjekjeve për të treguar se gjithçka është “transparente dhe konform ligjit”, faktet tregojnë të kundërtën.

Në faqen e Agjencisë së Prokurimit Publik, tek njoftimi i kontratës së shpallur, gjejmë tenderin me nr. reference REF-71327-09-11-2020 dhe me objekt: Mbikëqyrje për: Rikonstruksion ose riparimin e mjediseve në bashkëpronësi ose të përbashkëta në ndërtesa pallat, në kuadër të procesit të rindërtimi.

Po të shohim në brendësi të dokumentacionit tek njoftimi i prokurimit, si edhe tek DST PROCEDURE_PERSHPEJTUAR__Sherbimet_Mbikqyrje_.docx, në pikën 2.11, përcaktohet se kjo është një procedurë e pandarë në Lote.

Ndërsa në Buletinin e Posaçëm Nr. 90, datë 21 Tetor 2020, të publikuar nga APP, në faqet 10 deri 21 të këtij buletini, ku janë publikuar njoftimet e fituesit, rezulton se ky tender është ndarë në 9 Lote, duke njoftuar për nga një lot një subjekti të caktuar” shkruan ai, ndërsa postimin e shoqëron edhe me disa dokumente./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!