Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Protesta e radhës në Bjellorusi, paralajmërohet grevë e përgjithshme

schedule15:05 - 24 Tetor, 2020

schedule 15:05 - 24 Tetor, 2020

Opozita bjelloruse bën thirrje për grevë të përgjithshme por nuk është e qartë se çfarë do të ndodhë në 25 tetor, kur skadon dhe ultimatumi i vendosur nga liderja në ekzil, Tikanovskaja, për largimin e presidentit Aleksandër Lukashenko.

Gjatë takimit me ministrin e jashtëm danez në Kopenhagen ajo u shpreh se Lukashenko nuk do të pranonte të largohej dhe për këtë arsye vendi do të futej në një grevë të përgjithshme. Ajo theksoi se protestat nuk do të ndërpriten pasi vullneti i qytetarëve nuk mund të shkelet.

Pavarësisht numrit të lartë të arrestimeve javë pas jave nga forcat e rendit, protesta e qytetarëve bjellorusë nuk ndalon. Dhe me liderët e opozitës të detyruar të arratisen jashtë vendit, të dielën do të jetë protesta e radhës, në javën e njëmbëdhjetë të manifestimeve.

Mobilizimi nisi në 9 gusht kur zgjedhjet presidenciale i dhanë një fitore prej 80 për qind – sipas të dhënave zyrtare – presidentit Lukashenko, në pushtet prej 26 vitesh. Një rezultat i kundërshtuar nga opozita dhe që nuk është pranuar as nga komuniteti ndërkombëtar. Bashkimi europian kërkoi zgjedhje të reja dhe transparente dhe lirimin nga burgu të kundërshtarëve politikë. Për të ushtruar më shumë presion BE ka sanksionuar 40 politikanë dhe zyrtarë bjellorusë. Në mbështetje të Lukashenkos është rreshtuar presidenti rus Vladimir Putin i cili i ka dhënë kredi si dhe ka vënë në dispozicion mjete ushtarake për qeverinë e Minsk.

Në vijën e parë të protestuesve duke sfiduar shtypjen e fortë të vendosur nga Lukashenko, janë sidomos gratë. Shpesh ato janë në krye të grupimeve duke kërkuar dorëheqjen e presidentit. Në 22 tetor liderja në arrati e opozitës, e strehuar në Estoni, tërhoqo çmimin Sakarrov për lirinë e shprehjes, i dhënë nga Bashkimi Europian për protestat në Bjellorusi. Një çmim simbolik për kurajën e popullir bjellorus i cili vazhdon të ngrejë zërin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!