Zëdhënësi i Trump: Prindërit emigrantë të ndarë në kufi nga fëmijët e tyre, nuk i duan më mbrapsht

schedule14:33 - 24 Tetor, 2020

schedule 14:33 - 24 Tetor, 2020

Drejtori i komunikimit të fushatës së Trump ka pohuar se arsyeja që disa familje emigrante të ndara në kufirin amerikan nga administrata nuk janë ribashkuar, është për shkak se prindërit nuk duan që fëmijët e tyre të kthehen.

Në fillim të kësaj jave, u raportua gjerësisht se qeveria federale nuk ka qenë në gjendje të gjejë prindërit e 545 fëmijëve të cilët ishin ndarë nga pjesa tjetër e familjeve të tyre pasi ata kaluan kufirin e SHBA-së.

Avokatët nuk kanë qenë në gjendje të gjejnë prindërit e fëmijëve, pasi shumica e familjeve u dëbuan përsëri në Amerikën Qendrore, sipas Unionit Amerikan të Lirive Civile (ACLU).

ACLU tregoi se ata kanë kontaktuar  me prindërit e 550 fëmijëve nga rreth 1000 familje të ndara në 2017, sipas NBC News.

Zëdhënësi i fushatës së Trump Tim Murtaugh tha: “Sigurisht që është një situatë për të ardhur keq”, por pretendoi se problemi është më i komplikuar për Departamentin e Sigurisë Kombëtare (DHS) sesa është raportuar, sipas Politico .

“Situata nuk  është se nuk është aq e thjeshtë sa i duket çdokujt apo Joe Biden”, tha Murtagh.

“Në momentin që shumë familje janë lokalizuar, shumë nga prindërit nuk kanë dashur që fëmijët e tyre të kthehen,” shtoi ai.

Në një deklaratë për Politico, zëdhënësi i DHS Chase Jennings tha se agjencia “ka marrë çdo hap për të lehtësuar ribashkimin e këtyre familjeve në rastet kur prindërit kanë kërkuar që të bashkohen me fëmijët”.

Gjatë debatit përfundimtar presidencial midis presidentit Donald Trump dhe  kandidatit demokrat Joe Biden të enjten në mbrëmje, dyshja u përplas rreth raporteve.

Biden tha se fëmijët janë lënë në harresë nga administrata e Trump dhe se ndarja e familjeve është “kriminale”.

Presidenti Trump u përgjigj duke përmendur politikën e imigracionit nën administratën e Obamës, në të cilën Biden ishte nënkryetar. Ai kritikoi administratën e Obamës për ndërtimin e qendrave të paraburgimit për emigrantët pa dokumenta në SHBA.

Administrata e Trump ishte përgjegjëse për politikën që ndau mijëra fëmijë nga prindërit e tyre në kufi. Administrata e Obamës së pari ndërtoi “kafazet” për të mbajtur përkohësisht fëmijët emigrantë.

“Ata janë kujdesur aq mirë”, pretendoi presidenti më pas. “Ata ndodhen në ambiente të pastra”.

Biden tha se trajtimi i imigracionit nga administrata Obama ishte “një gabim”, dhe shtoi: “U desh shumë kohë për të bërë gjënë e duhur. Unë do të jem president i Shteteve të Bashkuara, jo nënkryetar i Shteteve të Bashkuara. ” s.ba/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!