ARRSH dhe Policia Rrugore kanë prezantuar Planin e Menaxhimit të Trafikut në nyjen “Shqiponja”.
Punimet në Unazën e Re kanë avancuar në 36 % për këtë arsye është mbajtur edhe konferenca për të prezantuar planin se si e menaxhimit të trafikut. Plani i devijimit do të vihet në zbatim duke nisur nga e hëna.
“Prej dy javësh është përgatitur programi i menaxhimit të trafikut nga ARRSH. Është bërë e mundur që hyrjet dhe daljet në Tiranë të menaxhohen.
Në përmjet këtij plani menaxhimi të trafikut. Po ashtu akses do t’i jepet mjeteve të emergjencës”.
Situata mësohet se do të jetë e përkohshme, ndërsa paraprakisht thuhet se do të zgjasë 3 apo 4 muaj.

/abcnews.al/

