Azia ka tejkaluar shifrën e 10 milion rasteve me koronavirus të shtunën, numri i dytë më i madh rajonal në botë.
Pas Amerikës Latine, Azia përfshin rreth një të katërtën e numrit global të rasteve me 42.1 milionë të prekur nga virusi. Me mbi 163,000 viktima, rajoni përbën rreth 14% të vdekjeve globale nga COVID-19.
Numri i vërtetë i rasteve dhe viktimave ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë, thonë ekspertët, duke pasur parasysh mungesat në testime në shumë vende.
Pavarësisht numrit të madh deri më tani, rajoni në përgjithësi ka raportuar përmirësim në trajtimin e pandemisë në javët e fundit. India ka raportuar rënie të rasteve– në kontrast me ringjalljen e COVID-19 në Europë dhe Amerikën e Veriut.
Pjesa jugore e Azisë, udhëhequr nga India është më e prekura, me gati 21% të rasteve globale të dhe 12% të viktimave. Kjo është në kontrast me vendet si Kina dhe Zelanda e Re që kanë arritur të mbajnë nën kontroll koronavirusin.
India është vendi më i prekur në botë pas Shteteve të Bashkuara. Vendi ka raportuar më shumë se 57,000 raste në ditë, me 58 raste të reja për 10,000 njerëz.
Gjithashtu ka shënuar mesatarisht 764 viktima nga COVID-19 në 24 orë . Vendi ka raportuar gati 7.8 milionë raste, pas SHBA-së e cila ka raportuar 8.5 milionë raste./abcnews.al