Luca Toni “viktimë” e hajdutëve: Jemi akoma të frikësuar, ishin me maska

schedule11:57 - 24 Tetor, 2020

schedule 11:57 - 24 Tetor, 2020

Luca Toni ka rënë pre e hajdutëve në shtëpinë e tij. Është vetë kampioni i botës me Italinë, i cili ka konfirmuar lajmin përmes një postimi në “Instagram”. Italiani tregon se si ka ndodhur ngjarja, por e rëndësishme është që familja e tij nuk është lënduar.

“Gjëja më e rëndësishme është që familja ime është ok. Dua të konfirmoj se ditën e enjte nga ora 19:30 deri në 21:30, tre hajdutë kanë hyrë në shtëpinë time. Ata kishin veshur maska dhe ishin të armatosur. Ata nuk na lënduan ne, por na shkaktuan një traumë të vërtetë dhe jemi akoma të frikësuar “, deklaron ish-sulmuesi i Bayern Mynich.

https://www.instagram.com/p/CGt6q9PBUTC/?igshid=ci6br2f6k6d0

“Është e trishtueshme që ata na kanë marrë gjëra që kanë vlera sendimentale për ne. Mbas vjedhjes erdhi policia që me shumë mundësi është thirrur nga komshinjtë. Rojet nuk vunë re asgjë. Kërkoj vetëm respekt dhe privatësi për familjen time në këtë moment. Faleminderit të gjithëve”, mbyll Toni. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!