Kombëtarja shqiptare e femrave nuk ia del të evitojë humbjen në Skoci. Ekipi i Armir Grimës u mposht 3-0 në sfidën e eliminatoreve të Euro 2022. Lojtaret kuqezi rezistuan mirë në pjesën e parë, por Rachel Corsie zhbllokoi takimin në minutën e 37-të.
Çerek ore nga fundi erdhi edhe goli i dytë. Caroline Weir, mesfushorja e Manchester City, mposhti Antigona Hyskën. Skocia fitoi një penallti në minutat shtesë dhe Weir nuk gaboi, duke gjetur një tjetër gol.
Përfundimisht 3-0 për skuadrën vendase, që ngjitet në vend të dytë me 9 pikë të plota. Vetëm vendi i katërt për Shqipërinë, që numëron një fitore në gjashtë takime të luajtura.
Ndërkohë, vajzat dardane dolën të pamposhtura nga transferta në Turqi, edhe pse luajtëm me dhjetë lojtarë prej minutësh së 35-të, moment kur Liridona Syla mori kartonin e dytë të verdhë. 10 pikë numëron Kosova dhe renditet në vend të katërt. /abcnews.al
Ndeshjet eliminatore, Euro 2022
Skoci (F) – Shqipëri (F) 3-0
(Corsie 37′, Weir 75′, (pen) 90+3′)
Turqi (F) – Kosovë (F) 0-0