Donyell Malen është një nga talentet më të mëdhenj të futbollit holandez. Sulmuesi me origjinë nga Surinami, është 21 vjeç, prej korrikut të vitit 2018 luan me ekipin e parë të PSV dhe numëron 4 ndeshje e 1 gol me kombëtaren e Holandës.
Interesimi nga klubet e mëdha evropiane nuk i mungon, teksa agjent ka Mino Raiolën. Juventusi, Barcelona dhe Arsenali shihen si opsionet ku pritet të vazhdojë karrierën.
5 gola ka shënuar këtë sezon Malen, nga të cilat tre në kampionat dhe dy në Europa League. Në Spanjë raportojnë se kampionët e Italisë kanë parakaluar Barcelonën në garën për shërbimet e tij.
Gjithsesi, nuk duhet neglizhuar Arsenali. Trajneri i “Topçinjve”, Mikel Arteta e pëlqen shumë sulmuesin dhe drejtuesit e klubit londinez janë gati t’i plotësojnë çdo kërkesë agjentit Raiola. /abcnews.al