Mjeku i spitalit të Lezhës Qesk Gjergji ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës, pas plagëve të marra në aksidentin rrugor të ndodhur pasditen e sotme. Ai po udhëtonte me automjetin e tij tip Benz, i cili doli nga rruga.
Nga përplasja e fortë, Gjergji mori plagë të shumta. Pavarësisht se u dërgua me urgjencë në spitalin e Traumës ai nuk arriti t’ia dalë.
Ngjarja ndodhi në dalje të qytetit, në fshatin Balldre, ku Gjergji humbin kontrollin e automjetit duke përfunduar në anë të rrugës.
Policia njoftoi se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të saj./mv. abcnews.al
Pamje nga vendi ku ndodhi ngjarja

