“Benz-i” doli nga rruga dhe u plagos shoferi, pamjet e aksidentit në Lezhë

schedule18:38 - 23 Tetor, 2020

schedule 18:38 - 23 Tetor, 2020

Këto janë pamjet e aksidentit të ndodhur pasditen e sotme në autostradën Lezhë-Shkodër.

Ngjarja ndodhi në dalje të qytetit, në fshatin Balldre, ku siç njofton policia drejtuesi i mjetit tip “Benz ” shtetasi Q.Gj.,ka humbur kontrollin e mjetit duke dale nga rruga, ku për pasojë ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në afërsi të fshatit Balldre ,drejtuesi i mjetit tip “Benz ” shtetasi Q.Gj.,ka humbur kontrollin e mjetit duke dale nga rruga, ku për pasojë ka marrë demtime dhe është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë.

Grupi hetimor ndodhët në  vendgjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

g.v/abcnews.al