Rekord të infektuarish, konfirmohen 306 raste të reja dhe 4 persona humbin jetën nga Covid

schedule15:59 - 23 Tetor, 2020

schedule 15:59 - 23 Tetor, 2020

Një tjetër rekord rastesh të reja me koronavirus janë konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.

Sipas statistikave të fundit nga 1412 testime të kryera janë konfirmuar 306 raste të reja me koronavirus duke e çuar në 18 556 numrin e përgjithshëm të të infektuarve, mes të cilëve kanë humbur jetën 469 persona, 4 prej të cilëve vetëm gjatë orëve të fundit.

Ndërkohë 71 qytetarë gjatë orëve të fundit kanë fituar betejën me koronavorusin duke e çuar në 10466 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

179 raste në Tiranë, 25 raste në Korçë dhe Vlorë,

16 raste në Fier, 13 raste në Elbasan, 10 raste në Berat,

6 raste në Mirditë, 5 raste në Durrës,

4 raste në Kavajë, Mallakastër, Pogradec,

2 raste në Mat, Roskovec, Bulqizë, Peqin,

1 rast në Shkodër, Krujë, Lushnje, Rrogozhinë, Gjirokastër, Shijak, Patos.

COVID-19 – Statistika (23 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 306
Të shëruar ne 24 orë 71
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 1412

Testime totale 114381
Raste pozitive 18556
Raste të shëruara 10466
Raste Aktive 7621
Humbje jete 469

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3805
Durrës 730
Shkodër 493
Fier 503
Korçë 471
Lezhë 373
Elbasan 344
Vlorë 307
Berat 224
Kukës 178
Dibër 97
Gjirokastër 96.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!