Haradinaj flet pas takimit me Mustafën e Limajn, zbulon çfarë biseduan

schedule15:30 - 23 Tetor, 2020

schedule 15:30 - 23 Tetor, 2020

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se në takim me kreun e LDK-së, Isa Mustafa dhe kreun e Nismës, Fatmir Limaj kanë biseduar për Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike.

Haradinaj është shprehur para mediave se duhet mobilizim për një seancë të jashtëzakonshme.

“Takimi ka të bëjë më rëndësinë që me u mobilizu në një seancë të jashtëzakonshme për Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike. Ajo që e kemi preokupim është Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike”, tha ai.

Sa i përket postit të presidentit, Haradinaj shtoi se kanë pasur komunikime të vazhdueshme me presidentin aktual, Hashim Thaçi dhe PDK-në.

“Unë kam qenë në komunikim të vazhdueshëm me PDK-në, edhe me Thaçin, por nuk kemi ndonjë rezultat të caktuar”, deklaroi ai.

Haradinaj tha se nuk beson se do të ketë konfirmim të propozim-aktakuzës për Thaçin dhe Veselin.

“Kosova ka qenë me drejtësinë me ligjin, dhe ne besojmë në ligjin. Drejtësia e ka vërtetuar luftën e pastër të UÇK-së. Nuk besoj që do të ketë konfirmim për propozim-aktakuzën ndaj Thaçit dhe Veselit”.

Kreu i AAK-së, theksoi se Kosova duhet ta ruajë qëndrueshmërinë dhe të mos ketë lëkundje.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!