Një ekip negociatorësh nga Katari, mbërriti në Theran këtë të të premte në koordinim me Shtetet e Bashkuara për të ndihmuar përpjekjet drejt një marrëveshje që do t’i jepte fund luftës dhe do të zgjidhte çështjet e pazgjidhura deri më tani.
Doha, e cila ka punuar si ndërmjetëse në luftën e Gazës, deri më tani ishte distancuar nga roli ndërmjetësues, pasi u sulmua nga Irani disa herë gjatë konfliktit.
Ndërsa Pakistani ka shërbyer si ndërmjetës zyrtar që nga fillimi i luftimeve, riangazhimi i Katarit pasqyron rolin e tij të gjatë si aleat i SHBA-ve në rajon dhe si një kanal i besueshëm komunikimi midis Uashingtonit dhe Teheranit.
Një armëpushim i brishtë po mban në paqe palët ndërsa, siç raportohet boshllëqet janë ngushtuar. Edhe sekretari marrkan i shtetit vuri në dukje një farë progresi.
Pika më e vështirë e negociatave mbetet refuzimi i Iranit për të hequr dorë nga programi bërthamor.
Në terren, Garda Revolucionare e Iranit raportoi se 54 anije kaluan në Ngushticën e Hormuzit javën e kaluar, përfshirë dy supertankerë kinezë me 4 milionë fuçi naftë që morën leje transit. Megjithatë, kjo
Ushtria izraelite ka vijuar goditjet në Liban, ku një sulm i fundit ajror mori jetën e gjashtë personave, përfshirë dy punonjës të emergjencave dhe një fëmijë sirian, duke mbajtur rajonin në prag të shpërthimit.


