EMRAT/ OFL zbarkon në Korçë, tre të dënuarit që duhet të justifikojnë pasurinë

schedule12:52 - 23 Tetor, 2020

schedule 12:52 - 23 Tetor, 2020

OFL i ka dërguar formularin e deklarimit të pasurisë tre personave të dënuar për vepra të rënda penale, si trafikimi i lëndëve narkotike; vrasja apo vjedhja me armë.

Ata janë:

Juxhin Kulla, banues në Korçë, i dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë;

Vasfi Bedulla ., banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”;

Teodor Grazhdani., banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim;

“Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme”, bën me dije OFL. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!