Ambasadori rus në Rumani grabitet në mes të ditës

schedule11:13 - 14 Qershor, 2018

schedule 11:13 - 14 Qershor, 2018

Një hajdut rumun ka grabitur ambasadorin e Rusisë në Bukuresht, duke i marrë portofolin me rreth 550 dollarë dhe kartën diplomatike të identitetit. Incidenti ka ndodhur në qytezën Sibiu, ku ambasadori po ndiqte një spektakël teatral të një kompanie ruse.

Duke ecur në një shesh, përfaqësuesi diplomatik ka ndjerë një prekje të lehtë, dhe më pas ka vënë re që portofoli i tij ishte zhdukur. Ambasadori ka bërë denoncimin dhe ka lavdëruar policinë lokale për gatishmërinë e treguar në kërkimin e fajtorit.

Për momentin nuk ka gjurmë të hajdutit. Policia njoftoi se në të njëjtën periudhë janë regjistruar disa grabitje./abcnews.al