Aroilda flet për projektin e saj më të ri muzikor: Kam bashkëpunuar me Lindin dhe Venerën

schedule10:58 - 23 Tetor, 2020

schedule 10:58 - 23 Tetor, 2020

Aroilda Albrahimi është një nga këngëtaret e reja në tregun muzikor shqiptar. Ajo ka vetëm pak ditë që ka lançuar videoklipin e saj më të ri “E din ai”.

E ftuar në ‘ABC e Mëngjesit’, Aroilda tregoi se për këtë projekt ka bashkëpunuar me Lind Islamin dhe Venera Lumanin.

Gjithashtu, ajo ka theksuar se i pëlqen muzika live dhe këndon me bandën e saj në rryma të ndryshme për të gjitha moshat.

“Unë jam me këmbë në tokë dhe nuk do bëja kompromise për asgjë. Kam bandën time dhe unë jam soliste. Në Shqipëri nuk ecën shumë me banda. Kam zgjedhur të më njoh publiku në fillim për vlerat vokalet. Në live mundohem të jem gjithëpërfshirëse se njerëzit janë nga të gjitha moshat.

Mua më pëlqen muzika pop, por njerëzit në live janë të ndryshme dhe duhet t’i përshtatet. Xhirimet janë bërë në Bovillë. Është kënga ime e tretë dhe më pëlqen më shumë. Gjithmonë vjen në rritje”, tha Aroilda. l.k/abcnews.al