Vdekja e Kosta Trebickës, televizioni i kërkon falje publike ish-partnerit tek “Anglo-Adriatica”

schedule09:08 - 23 Tetor, 2020

schedule 09:08 - 23 Tetor, 2020

Televizioni RTE i ka kërkuar falje publike biznesmenit Declan Ganley për shpifje, duke e akuzuar se kishte gisht në vdekjen e biznesmenit shqiptar, Kosta Trebicika, raporton independent.ie

Kërkësa për falje publike ka të bëjë më një raport  të vitit 2008 në programin  “Prime Time” për  Ganley dhe interesat e tij ndaj biznesit.

Biznesmeni deklaroi se televizioni e ka akuzuar padrejtësisht se ai ishte i përfshirë në vdekjen e biznesmenit Trebicka, me të cilin ai kishte një marrëdhënie të ngushtë biznesi.

Trupi i biznesmenit u gjet në një rrugë të braktisur në jugun e  Shqipërisë në 2008. Ganley operonte një biznes të quajtur Fondi i Investimeve Anglo-Adriatica në Shqipëri në atë kohë.

Avokati i Ganley, deklaroi se çështja tashmë ishte zgjidhur ndërkohë që padia kundër shpifjes, fillimisht u hap në 2011, shkruan abcnews.al.

Si pjesë e marrëveshjes, një falje publike u lexua nga avokati i RTÉ-së Paul O’Higgins SC në lidhje me një nga pretendimet e bëra nga  Ganley, për shpifje kundër tij.

“Më 27 nëntor 2008 RTÉ transmetoi një program special Prime Time në lidhje me Declan Ganley. Gjatë programit, u diskutua edhe një herë çështja e vdekjes së Kosta Trebickës në të cilin u tregua dhe një imazh i trupit të tij“, sipas  deklaratës.

“RTÉ pranon se Ganley nuk ka gisht në vdekjen e Tribeckës. RTÉ i kërkon falje  Ganley për çdo shqetësim dhe mërzitje që mund t’i ketë shkaktuar.

Nuk është dhënë asnjë detaj më tepër rreth çështjes.

Ganley u përfaqësua nga avokati Carl Rooney i Johnsons, një kompani ligjore e specializuar në rastet e shpifjes kundrejt një personi apo kompanie. Ganley pretendoi se ekzistonin disa fakte gjithashtu të rreme, rreth raportit. Sidoqoftë, nuk u kërkua falje në lidhje me çështjet e tjera.

Kush është biznesmeni Ganley?

Ganley është kryetar dhe shef ekzekutiv i biznesit të teknologjisë së komunikimit me qendër në SHBA Rivada Networks dhe ka qenë gjithashtu aktiv me partinë Libertas, të cilën ai e themeloi.

Ai garoi por pa sukses si një kandidat në zonën elektorale të Irlanës Veri-Perëndimore në zgjedhjet e Parlamentit Europian 2009.

Në vitin 2008, Libertas ishte një  nga grupet e shumta që zhvilluan fushata me sukses kundër fushatës së referendumit mbi Traktatin e Lisbonës.

Sidoqoftë, traktati u ratifikua në një referendum të dytë vitin e ardhshëm.

Pas nisjes së ​​procedurave në 2011, RTÉ mohoi se kishte shpifur kundrejt tij, apo se fjalët që ishin thënë nënkuptonin atë që pretendonte  Ganley.

Vitin e kaluar, Gjykata e Apelit vendosi që RTÉ mund të marrë në pyetje biznesmenin mbi mangësitë në zbulimin e dokumenteve.

Por ankesa e RTÉ-së u refuzua.

Gjykatësi Max Barrett tha çështja ishte shqetësuese për opinionin publik pasi fuqia e fjalës së lirë ishte keqpërdorur.

Një deklaratë e lëshuar përmes avokatëve të tij tha se  Ganley ishte “shumë i kënaqur” me faljen e marrë nga RTÉ.

Sipas deklaratës së avokatëve, ata thanë se:

Klienti ynë ndjen keqardhje që iu desh të fillojë këto procedura në mënyrë që të pastronte reputacionin e tij. Megjithatë, klienti ynë është i kënaqur me rezultatin dhe faljen zyrtare. s.ba/acbnews.al