Ivanov refuzon marrëveshjen e “emrit”: E dëmshme për vendin dhe historinë

schedule18:30 - 13 Qershor, 2018

schedule 18:30 - 13 Qershor, 2018

Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov ka deklaruar të enjten se nuk do ta nënshkruajë marrëveshjen e emrit me Greqinë. Në një konferencë për shtyp, Ivanov e ka cilësuar marrëveshjen e njoftuar një ditë më parë si më të dëmshmen për vendin në 73 vjet histori. Kreu i shtetit ka nënvizuar se, procesi i negociatave me palën greke nuk ka qenë transparent dhe ka akuzuar qeverinë e Zoran Zaev se nuk ka patur guximin për të bashkëpunuar me aktorë të tjerë politikë mbi këtë çështje. “Bashkimi Europian dhe NATO nuk mund të jenë alibi për një marrëveshje të keqe”, ka deklaruar Ivanov. Ai i ka dhënë qytetarëve maqedonas garancinë se asnjë kërcënim e asnjë presion nuk do ta bëjë të tërhiqet nga pozicioni i tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!