Sulmuesi i PSG-së, Kylian Mbappe, ka marë një lajm jo të mirë ditën e sotme. Francezi kishte disa kohë që kujdesej për një tifoz të vogël të tij, Lucas, i cili fatkeqësisht vuante nga një sëmundje e keqe. Ditën e sotme djaloshi e humbi betejën e tij dhe për fat të keq ndërroi jetë. Sigurisht pati një reagim nga 21-vjeçari, i cili i kushtoi atij një postim në “Twitter”.
“Ishte një emocion i madh që sot mësova lajmin që ti Lucas sot i je bashkuar yjeve. Është shumë e vështirë që të gjesh fjalë, por është e nevojshme që të shpreh ngushëllimin tim për djaloshin me të cilin unë kam shumë dashuri, simpati dhe mbi të gjitha për kurajën e madhe që më ka mësuar. Do të përpiqem që të të bëj krenar ty sepse ti je heroi i vërtetë.
— Kylian Mbappé (@KMbappe) October 22, 2020
Ti meriton të gjithë respektin për të gjithë luftën që ke bërë me sëmundjen prej më shumë se 10 muajsh. Jam shumë krenar që kisha mundësi të isha shoku yt i ngushtë deri në frymën tënde të fundit dhe besoj se do të jem gjithmonë i tillë për ty. Jam i bindur që Zoti do të tregojë ty rrugën drejt parajsës ëngjëll i vogël. Të dua, Kylian”, janë fjalët emocionuese të Mbappes. /abcnews.al