Maluma është komentuar prej disa kohësh se ka nisur një romancë të re. Edhe pse artisti latin ka mohuar lajmet për një romancë të re pas ndarjes nga Natalia Barulich, në fakt fotot e fundit tregojnë të kundërtën. Maluma është parë nën shoqërinë e Susana Gomez.
Susana është një arkitekte dhe ka qëndruar larg botës së showbizzit. Dyshja është fotografuar në rrugët e Beverlly Hills. ku të dy ishin veshur me bluza me të njëjtat printe dhe me logon e hitit “Hawai” , duke u kombinuar në mënyrë perfekte së bashku.
Sipas mediave spanjolle, Maluma dhe Gomez kanë qenë shokë prej vitesh, por duket se gjërat kanë shkuar përtej miqësisë. Pavarësisht nga fakti se imazhet tregojnë të kundërtën, Maluma ka mohuar vazhdimisht të ketë një lidhje romantike me Gomez. Kur u pyet nga gazetarët për Gomez, ylli i “Hawái” tha se “nuk kam një të dashur të re”. xh.d/abcnews.al