Sulmuesi i Borussia Dortmund, Erling Braut Haaland, është ndalur dhe një herë tjetër tek Cristiano Ronaldo. Norvegjezi, i cili shënoi golin e vetëm për verdhezinjtë në humbjen kundër Lazios në Champions League, e ka pranuar se CR7 ka qenë idhulli i tij gjatë fëmijërisë.
“Do të kisha shumë dëshira që ta takoja një ditë Cristiano Ronaldon. Falë tij unë jam një futbollist sot, pasi nga ai fillova të ndiqja futbollin”, është shprehur 20-vjeçari në një prononcim të shkurtër.
Deklarata e tij është cilësuar nga mediat si një sinjal ndaj Juventusit, për ndonjë ofertë të mundshme. Kujtojmë që ky është sezoni i dytë i Haaland me Dortmund dhe deri më tani ka shënuar katër gola në katër ndeshje. /abcnews.al