I vihet zjarri makinës tek Uji i Ftohtë, zbulohet kush është pronari

schedule10:06 - 22 Tetor, 2020

schedule 10:06 - 22 Tetor, 2020

Një automjet në Vlorë është djegur pas mesnatës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 1:15, në zonën Ujit të Ftohtë.

Mësohet se automjeti është në pronësi të 35-vjeçarit Olsi Kafazit ndërsa dyshohet se bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme. Kjo pasi makinës i është vënë zjarri me lëndë djegëse.

Automjeti i djegur është një Nisan me targa VL 7260C.  Shkaqet nuk dihen ende.

Njoftimi i policisë

Vlorë

Më datë 22.10.2020, në mesnatë, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, është djegur plotësisht automjetiti i markës “Nisan”, në pronësi të shtetasit O. K., 35 vjeç, banues në Vlorë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.