Në Gjirokastër me furgon me qira, kapet durrsaku dhe 3 nga Elbasani duke transportuar emigrantë

schedule09:26 - 22 Tetor, 2020

schedule 09:26 - 22 Tetor, 2020

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar 4 persona pasi u kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm.

Gjatë operacionit të koduar “Muzgu” u arrestuan D. B., 29 vjeç, A. R., 37 vjeç dhe J. Sh., 36 vjeç banues në Elbasan.

Ata u kapën duke transportuar 5 shtetas të huaj në drejtim të Tiranës, me mjetet autoveturë  tip “Ford” dhe “Volkswagen”.

Ndërkohë brenda një kohe të shkurtër në Përmet u bë edhe arrestimi i F. D., 18 vjeç, banues në Durrës pasi në afërsi të fshatit Munishtir, u kap duke transportuar 6 persona të huaj me një mjet tip furgon të marrë me qira, të cilin e drejtonte pa leje drejtimi.

Policia ka njoftuar se vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Muzgu”.

Brenda pak orësh goditen 2 raste të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit.

Operacion nga Seksioni i Hetimit të Trafiqeve në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Shërbimet e FRONTEX-it, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

U kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 4 shtetas.

Njëri prej të arrestuarve drejtonte mjetin pa leje drejtimi. 

Seksioni i Hetimit të Trafiqeve në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe shërbimet e FRONTEX-it, ka organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor “Muzgu”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve D. B., 29 vjeç, A. R., 37 vjeç dhe J. Sh., 36 vjeç, banues në Elbasan.

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Trafiqeve të paligjshme në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe shërbimet e FRONTEX-it, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se përgjatë aksit rrugor Kakavijë-Gjirokastër, me dy mjete do të transportoheshin emigrantë të paligjshëm, kanë organizuar punën dhe kanë bërë të mundur lokalizimin e mjeteve dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve D. B., A. R. dhe J. Sh., të cilët, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, në afërsi të fshatit Vanistër, u kapën duke transportuar 5 shtetas të huaj në drejtim të Tiranës, me mjetet autoveturë  tip “Ford” dhe “Volksëagen”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy automjetet.

Brenda një kohe të shkurtër është goditur edhe një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Përmet, kanë bërë arrestimin e shtetasit F. D., 18 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë në aksin rrugor Çarçovë-Përmet, në afërsi të fshatit Munishtir, duke transportuar 6 shtetas të huaj me një mjet tip furgon të marrë me qira, të cilin e drejtonte pa leje drejtimi.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër dhe Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet, për veprime të mëtejshme.

n.d./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!