Rezultat befasues në duelin e Champions League mes Real Madrid dhe Shakhtar Donetsk. Në kryeqytetin spanjoll ka nisur festa ukrainase, me Shakhtar që po udhëheq 0-3!
Gol del Shakhtar, Tete pone el 1️⃣ a 0️⃣ para el equipo Ucraniano#ChampionsLeague ⚽ pic.twitter.com/UEefnXPR8r
— Danhi Romero Tipster (@DanyRomeroPicks) October 21, 2020
Aksion fantastik i miqve në minutën e 29-të dhe gol i Tete. Braziliani mori një asist nga Korniienko dhe mposhti belgun Courtois me një goditje të saktë.
Katër minuta më vonë erdhi edhe goli i dytë i Shakhtar. Autogol i çuditshëm i mbrojtësit Varane, i cili dërgoi topin në portën e tij.
Tre minuta përpara fundit të fraksionit të parë erdhi edhe rrjeta e izraelitit Solomon. Moment shumë i keq për “Los Blancos”, të cilët humbën edhe në fundjavë në kampionat përballë Cadiz në shtëpi.
https://streamable.com/antnve
Gola edhe në Austri, aty ku po përballen Salzburgu vendas me Lokomotivën e Moskës. Rusët gjetën golin e avantazhit në minutën e 19-të, falë realizimit me kokë të portugezit Eder.
Dominik Szoboszlai remember the name ??pic.twitter.com/SVur24fhRb
— N (@Nino12x) October 21, 2020
Gjithsesi, talenti hungarez, Dominik Szoboszlai, riktheu baraspeshën në minutën e fundit me një eurogol të realizuar. /abcnews.al