Joelson Fernandes është i riu i radhës që nga Sporting Lisbone do të bashkohet në një klub të madh. Sulmuesi portugez, vetëm 17 vjeç, ka debutuar vjet me ekipin e parë dhe pret që të marrë të tjera minuta këtë sezon.
Ai është pjesë e Portugalisë U21 dhe krahasohet me Cristiano Ronaldon. Adoleshenti është vënë në shënjestër nga disa klube të mëdha, mes tyre Arsenali dhe Juventusi. Vetë babai i tij e ka zbuluar diccka të tillë.
Në një intervistë të dhënë për “O Democrata” ai ka thënë se bardhezinjtë kanë konkurrencë të madhe për Fernandes, pasi edhe Barcelona, Borussia Dortmund, Ajax dhe “Topccinjtë” e përmendur më lart interesohen për shërbimet e sulmuesit. /abcnews.al