Tre persona pozitivë për Covid-19, drejtuesi i azilit i jep fund jetës me armë gjahu

schedule15:33 - 21 Tetor, 2020

schedule 15:33 - 21 Tetor, 2020

Pronari 41-vjeçar i një shtëpie të moshuarish, ku së fundmi u konfirmuan dy raste me Covid-19, është gjendur pa shenja jetë në shtëpinë e tij në në Agios Stefanos, Greqi.

Sipas informacioneve të para, 41-vjeçari i dha fund jetës me një armë gjahu.

Ngjarja u bë publike nga kryetari i bashkisë së Dionysos, Giannis Kalafatelis, në një postim në mediat sociale.

“Me një trishtim të papërshkrueshëm, u informova për lajmin tragjik të vdekjes së bashkëqytetarit tonë Dimitris Kampanaros, i cili ishte pronari i Njësisë së Kujdesit për të Moshuarit” Nea Thalpi “, shkroi ai.

Disa ditë më parë një rezident dhe dy punonjës rezultuan pozitivë për koronavirusin në institucionin që ai drejtonte. Nuk dihen ende arsyet që e çuan 41-vjeçarin drejt aktit ekstrem. s.b/abcnews.al/