Dy persona në Lezhë janë vënë në pranga për ofrim të lojërave të fatit në ambientet e një biznesi.
Njoftohet se, si rezultat i kontrolleve të ushtruara në vijim të operacionit “Fati i lojërave”, në aksin rrugor Milot – Thumanë, policia gjatë kontrollit në një lokal kanë gjetur dhe sekuestruar 32 makineta që shërbenin për zhvillimin e lojërave të fatit.
Lokali është marrë me qira nga Gj. P. dhe menaxhohej nga shtetasi A. K., ndërsa policia sekuestroi edhe 421.000 lekë të rinj, 3325 euro dhe 3 kasaforta të mbyllura.
Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin arrestuan në flagrancë 28-vjeçarin Gj. P., banues në Mamurras dhe A. K., 40 vjeç, banues në Thumanë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”. s.b/abcnews.al/