Një festë e organizuar në përvjetorin e 107-të të Pierina Pensa u mbajt në azilin “Nicola Alì” në provincën e Comos. Një ditëlindje që e moshuara dëshironte ta festonte pranë mikeshës së saj më të mirë dhe për të festuar këtë moment të rëndësishëm, ajo kërkoi pjesëmarrjen e 105-vjeçares Vittoria Pedrazzoli.
Festa e vogël për të nderuar gjyshen Pierina u organizua në kuadër të të gjitha masave të marra për të shmangur infektimin me koronavirus, ndërsa familjarët e saj nuk u lejuan të merrnin pjesë në festë. Të pranishëm ishin vetëm Prokurori i Pellio, Giuliano Molli dhe drejtori i azilit.
“Në Alta Valle Intelvi kemi rreth tre mijë banorë dhe për një komunitet të vogël si yni, dy mbi 100 vjeç përfaqësojnë një dhuratë të shkëlqyer. Më erdhi keq që nuk kishte fëmijë dhe nipër e mbesa, por nga ana tjetër nuk mund të bëhej ndryshe. Në një situatë të tillë, është thelbësore të mbrojmë të moshuarit.”, tha Molli.
Pierina Pensa ka jetuar gjithmonë në Castiglione dhe ka katër fëmijë dhe njëmbëdhjetë nipër e mbesa. Pierina Pensa lindi më 1913 dhe ka përjetuar ngjarjet e dy Luftërave Botërore. xh.d/abcnews.al