“Spitalet COVID të tejmbushur?” Brataj: Nuk duhet ti largohemi terapisë tradicionale

schedule08:47 - 21 Tetor, 2020

schedule 08:47 - 21 Tetor, 2020

I ftuar në “ABC-ja e mëngjesit”, kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, foli për situatën e COVID-19, rritjen e rasteve të reja si edhe rëndësinë e përdorimit të maskave edhe në ambiente të hapura.

“Virusin e kishim aty, për fat të mirë vera  kontrolli shumë, duke mos pasur një shpërndarje të madhe të infeksioni. Duke parë që pas dy-tre muajve doli frika evituat , kjo çoi në mosrespektim të rregullave duke sjellë edhe shtim të infeksionit. Dje kemi pasur rreth 300 të infektuar. Testi nuk shtohet se duam ta shtojmë, testi lidhet me kërkesat.

Rritja  numrit të kërkesave dhe skedimi i tyre për tampon tregon trendin e rritjes. Unë do të bëj aq tampon sa është kërkesa. Sa më i vogël ishte numri i të sëmurëve aq më i vogël ishte numri i testeve”, tha Brataj.

Lexo edhe: “Kur teshtijmë nxjerrim 1 milion spërkla”, Brataj: Përse maska vlen në ambientet e hapura

Gjatë bisedës në studio me gazetarin Enkel Demi, Brataj tha se studiuesit kanë arritur në përfundimin se mutacionet e COVID-19 janë më të ngadalta sa edhe vetë gripi.

“Një kurë e fazës së lehtë nuk ka pse të kalojë 2 mijë lekë. Ilaçet më efektive sot janë antibiotikët që përballojnë temperaturën.  Është me rëndësi të komunikohet me mjekun e familjes”, tha ai.

Brataj gjithashtu shpjegoi edhe arsyet e rëndësisë së përdorimit të maskave në ambientet e hapura. Për mjekun kjo masë është një masë e vlefshme.

“Maska është masë që vlen. Ne në dorë kemi higjienën, distancën dhe maskën. Maska nuk ka lindur për viruset ka lindur për mikrobet. Ne nuk ndalojmë virusin, por ndalojmë spërklat. Në studimet e fundit është parë gjatë një bisede në një minutë nxjerrim 3 mijë spërkla, kur teshtijmë mund të nxjerrim deri në 1 milion spërkla.

Nëse virusi e ka 0-3 dimensonin, spërkla e ka 5-10 mikron. Filtrat janë bërë deri në 5 mikron, spërkla është më e madhe dhe detyrimisht ndalon tek maska. Një spërkël mund të ketë 70 deri në 100 viruse brenda, pra koncepti i parandalimit është që ndalohen spërkla, pasi ne kur flasim nuk nxjerrim vetëm ajër.

Të mos harrojmë se të folurit normal është deri në 50 cm, kolla shkon deri në 1 m, teshtima shkon deri në 7-8 metër, imagjinoni sa miliona viruse nxjerrim një moment. Pra këto miliona që dalin, ndalojnë tek maska. Kur vihet maska, si koncept brenda dhe jashtë ka këtë qëllim. Nuk po themi që jemi 100% të mbrojtur. Karantina është varianti i fundit dhe shpresoj të mos arrijmë deri te karantina”, sqaroi Brataj.

Sakaq Brataj tha se sa i përket përqindjes së infeksionit nuk ka ndryshuar, “nëse virusin e lëmë të lirë, shtohet, ndërsa sa i përket terapisë ai theksoi se nuk duhet t’i largohemi terapisë tradicionale.  Vetë virusi me ndryshimet që bën nuk është e thënë që janë në të gjithë botën. Ne dimë që jeton tek qelizat tona, jashtë trupit të njeriut jeton shumë pak”, u shpreh kreu i Urgjencës.

I ndalur e situata në spitalet COVID, Brataj tha se tashmë janë në lojë skenarë të ndryshëm, dhe nëse do të ketë shtim të rasteve atëherë do të konsiderohen edhe spitalet rajonale.

 “Ne e kemi thënë që në fillim se ka skenarë të ndryshëm. Nëse do të shtohet numri i pacientëve do të hyjnë në lojë të gjithë spitalet rajonale. Ne nuk duhet të kemi frikë nga masat parandaluese, në plan të parë është shëndeti i njerëzve. Në lojë futen edhe ekonomia… por në  plan të parë është shëndeti pasi këtë nuk e rikuperojnë dot më”, tha më tej Brataj.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!