Kreu i qeverisë italiane Giuseppe Conte ka deklaruar se nëse fazat përfundimtare të përgatitjes së vaksinës Oxford-IRBM Pomezia-Astrazeneca do të përfundojnë në javët e ardhshme, dozat e para do të jenë në dispozicion në fillim të Dhjetorit.
“Për të mbajtur nën kontroll pandeminë, do të duhet të presim deri në pranverën e ardhshme për vaksinat”, tha Conte.
Shumë kompani janë në garë për prodhimin e vaksinës kundër koronavirusit, ende nuk ka një rezultat konkret. /abcnews.al